Presidenti i UEFA-s kritikon paraardhësit: Europiani në 13 vende.. gabim!

Njeriu nr.1 i federatës evropiane të futbollit, UEFA, slloveni Aleksandar Ceferin, e kritikoi hapur vendimin e  paraardhësve të vet që kampionati evropian, më 2020, të zhvillohet në 13 vende. “Një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, pasi ky vendim ishte i gabuar dhe krijoi mjaft probleme. Vetë ideja e bashkimit është e bukur, por modeli i zgjedhur nuk ka të ardhme”, deklaroi Ceferini në një intervistë në gazetën gjermane “Kicker”.

Mbas tre vite ndeshjesh që do të shënojnë 70-vjetorin që nga ndeshja e parë, kampionati evropian do të luhet nga Sevilja deri në Shën Peterburg, Dublin, Baku, Bukuresht, Kopenhagen, etj. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të luhen në “Uembli” të Londrës.

Sfidanti.al