Sharapova, çfarë rikthimi në Grand Slam; eliminon Halep..

Një Sharapova fantastike. Kështu mund thë flitet për tenisten ruse që u rikthye të luajë një turne Grand Slam në tenis pas 19 muajsh  duke bërë një paraqitje fantastike në raundin e parë të US Open teksa eliminoi një prej pretendenteve për të fituar evenimentin, nr.2 të botës Simona Halep. Iu deshën rreth 3 orë lojë Sharapovës për të përballuar tenisten rumune dhe në fund ia doli mbanë ta mundë atë duke e mbyllur ndeshjen 2-1 me sete 6-4;4-6; 6-3.

‘Nën këtë veshje me kristale Swarowski ndodhet një vajzë e mirë-ishte shprehur tenistja ruse, që në përfundim të sfidës nuk i fshehu aspak emocionet-Nuk dua të flas për momentet e shëmtuara, jo këtë mbrëmje. E gjithë kjo punë, e gjithë kjo lodhje të bëjnë të gjesh një kuptim në një mbrëmje si kjo. E dija që kundër Halep do ta kisha mjaft të vështirë.

sfidanti.al