Bonucci: Italia në Spanjë për të befasuar.Unë mercenar? S’e pranoj.

Këtë fundjavë Spanja dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën në eliminatoret e Botërorit 2018, një sfidë kjo që merr vlera të mëdha duke qenë se në lojë është  vendi i parë në grup  me të dyja skuadrat që janë në kuotë të barabartë pikësh. Leonardo Bonucci është ai që shprehet në prag të kësaj sfide duke theksuar se ‘Të Kaltrit’ do të shkojnë drejt vendit iberik pa frikë.

‘Do të na duhet të luftojmë dhe të vuajmë ndaj Spanjës-u shpreh Bonucci-por ne jemi gati që të japim maksimumin pa pasur frike dhe me dëshirën për të befasuar të gjithë. Nuk do të hyjmë të mposhtur në fushën e lojës’. Bonucci gjatë kësaj vere u bë protagonist absolut i merkatos së transferimeve për shkak të kalimit të tij nga Juventus te Milani dhe jo të gjithë tifozët juventinë e kanë kapërdirë këtë fakt.’Largimi im nga Juventus? Kam dëgjuar të më quajnë mercenar, por unë nuk jam i tillë-ishte përgjigjja e Bonuccit ndaj të gjithë atyre që ngritën akuza të tilla në drejtim të tij për zgjedhjen e bërë pas largimit nga Zonja e Vjetër.

sfidanti.al