Holanda e talenteve të reja, “rizbulon” Van Persin si tulipan

Trajneri i Holandëz, Dik Advokat, ktheu në ekipin përfaqësues të Holandës veteranin 34-vjeçar, Robin Van Persi, për ndeshjet me Francën dhe Bullgarinë. Ky sulmues më përvojë ndeshjen e fundit me Holandën e ka luajtur para dy vitesh. Me përfaqësuesen e “tulipanëve”, Van Persi ka zhvilluar 101 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i saj në historinë e futbollit holandez.

Kthimi i tij do të realizohet më 31 gusht kundër Francës, në “Sent Deni”, ndërsa, më 3 shtator, ai do të luajë përsëri para tifozëve të vet në “Amsterdam arena” kundër Bullgarisë.

Sfidanti.al