Sezoni veror i transferimeve arrin kulmin, jo me pak spekulimet

Sezoni veror i transferimeve është në kulmin e tij të plotë, ndërkohë që spekulimet po shtohen nga ora në orë.

-Jo vetëm Borusia e Dortmundit do të përfitojë nga transferimi i Usman Dembeles te Barcelona, por edhe Reni francez do të fitojë 40 milionë euro nga ky transferim.

-Pep Guardiola po i befason tifozët e Mançester Sitit, ndërsa po përpiqet me forcë që të sjellë Xhoni Evansin nga WBA-ja dhe për shërbimet e tij Guardiola është gati të japë 30 milionë euro.

-Juventusi arriti, më në fund, që të gjejë zëvendësuesin për Leonardo Bonuçin, pasi, në Torino, po vjen futbollisti i Shalkes, Benedikt Hovedes, si lojtar i huazuar.

-Barcelona po i mohon lajmet se është e interesuar për Anhel Di Marian, duke vëvë në dukje se ajo, në këtë moment, është e interesuar që të sjellë në radhët e veta Felipe Kutinjon nga Liverpuli.

-Skautët, në Barcelonë, po ndjekin Maksim Lopezin, të cilin specialistët e krahasojnë me Ksavin dhe Iniestën, ndërkohë që edhe Zinedin Zidane thotë fjalë të mira për këtë të ri të talentuar.

–Drejtori sportiv i Sitit vuri në dukje se, në këtë moment, nuk ështe realiste që të pritet të sillet në këtë ekip, deri në fund të sezonit veror të transferimeve, Lionel Mesi.

Sfidanti.al