Shorti i Championsit nuk vonoi shumë të nxirrte disa gogla dhe të formonte disa çifte që vërtet do ta bëjnë futbollin e vjeshtës diçka të shkëlqyer. Juventusit nuk iu desh të priste shumë për të provuar revanshin e mundshëm të Barcelonës, pasi dy ekipet do të duelojnë në grupin D. Edhe Reali nuk bën ta harrojë shpejt Dortmundin, pasi gjermanët që i kanë dhënë disa herë betejë edhe duke e eleminuar, do t’i ketë në të njëjtin grup, në atë H, ku ndodhet edhe Totenhemi, ekipi që ka luajtur një finale të madhe me madrilenët në vitet 80-të.
Bajernit do t’i takojë detyra e vështirë dhe fisnike që t’i provojë Paris SG se paratë nuk janë gjithçka në këtë sport, ndërsa Mançester Junajtid le të kujtojë filmimet e vjetra dhe fotot e gjysmë shekulli më parë, kur luante finalen e Championsit ndaj Benfikës. i ashtuquajturi “grupi i vdekjes” mund të quhet ai C, ku Çelsi ka në shoqëri Atletikon e Madridit dhe Romën.
Ndeshjet do të nisin në 12-13 shtator dhe do të përfundojnë në 5-6 dhjetor.
Grupi A: Benfika, Mançester Junajtid, Bazel, CSKA Moskë
Grupi B: Bajern Mynih, Paris SG, Anderleht, Sëlltik
Grupi C: Çelsi, Atletiko, Roma, Karabak
Grupi D: Juventus, Barcelona, Olimpiakos, Sporting Lisbonë
Grupi E: Spartak Moskë, Sevilja, Liverpul, Maribor
Grupi F: Shahtar Donjeck, Mançester Siti, Napoli, Fejënord
Grupi G: Monako, Porto, Beshiktash, Lajpcig
Grupi H: Real Madrid, Dortmund, Totenhem, APOEL Nikozia
Sfidanti.al