Objektivi kryesor i Barcelonës, Filip Kutinjo, u kap, dje, nga fotografët në Liverpul, duke dalë nga dyqani i berberit të tij të preferuar. Ky futbollist 25-vjeçar, momenalisht, po merr veten nga një dëmtim që ka pësuar në shpinë dhe nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Premier Ligës angleze me ekipin e Jyrgen Klopit.
Ndërkohë, sikurse bëhet e ditur, në lojë është kthyer përsëri Barcelona me një ofertë të re edhe më të madhe prej 138 milionë eurosh për shërbimet e këtij futbollisti aq të dëshiruar nga klubi katalonjas. Tani, duhet të shihet, nëse Liverpuli do të mund ta mposhtë edhe një herë tjetër këtë tundim të madh të Barcelonës prej 101 milionë eurosh në dorë dhe 37 milionë të tjera në formë bonusesh.
Sfidanti.al