A ka luftë civile tek Barcelona për shkak të Nejmarit?

Është e jashtëzakonshme ajo që po ndodh tek Barcelona që kur nisi të diskutohej ikja e Nejmarit. Jo vetëm Mesi dhe të tjerët e përcollën brazilianin me “lule”, por edhe kanë dalë në krah të tij në këtë moment, ndërsa klubi e ka dërguar në gjyq. Barça njoftoi edhe Federatën Spanjolle se do të kërkonte në gjyq 8.5 milionë euro, një bonues i lidhur me rinovimin e kontratës, të cilën katalanasit thonë se Nejmar nuk e respektoi. Po ashtu, do të kërkohet edhe një shumë tjetër. Menjëherë pasi dolën këto lajme, Lionel Mesi postoi një foto në faqen e tij në Instagram, ku shfaqej me Nejmarin dhe Suarezin, dhe me diçiturën “ai u kthye”. Vetë ylli i PSG-së postoi po në Instagram një foto ku ai kishte dalë bashkë me disa lojtarë katalanas (Mesi, Pike, Suarez, Rakitiç) si dhe me Dani Alveshin. Fotot janë bërë në Barcelonë ku Nejmar festoi ditëlindjen e djalit, Davi Luka. Presidenti Bartomeu duhet të mendohet mirë tani, për veprimet e tij, pasi ndoshta “sindikata” e lojtarëve e udhëhequr nga Mesi, mund t’i dalë kundër.

Sfidanti.al