Klubi “mbretëror”, gjatë këtij sezoni veror transferimesh, u përpoq që të sillte në “Santiago Bernabe” Kilian Mbape, por, më pas, ai, sidoqoftë, hoqi dorë nga ky futbollist i ri i talentuar francez. Forma e shkëlqyer e Marko Asensios e bindi Zinedin Zidanen se Reali nuk ka nevojë për ndonjë përforcim në linjën ofensive, por, mëgjithatë, në “Bernabe” duan që të shohin një portier të ri. Nëse mund të besohen mediumet britanikë, objektiv i vjetër-i ri i Realit është portieri i Mançester Junajtidit, David De Gea.
Interesimin e ripërtëritur të Realit e tregon edhe oferta e re prej 46 milionë sterlinash që, sikurse thuhet, është bërë gati për të siguruar shërbimet e portierit të lartpërmendur spanjoll.
Sa për kujtesë, Reali donte që ta sillte De Gean në “Bernabe” edhe, më 2015, dhe ishte shumë pranë tij, por, atëkohë, sikurse u tha, gjoja një faks i prishur e pengoi transferimin e tij në Madrid, sepse shkresa përkatëse erdhe me vonesë!
Sfidanti.al