Lojë me përmbysje: PSZH-ja heq dorë nga Mbape?!

Transferimi i Kilian Mbapes nga Monako për te PSZH-ja dukej një punë gati e mbaruar, por mediumet njoftuan dje për një përmbysje të madhe. Parashikohej që ky futbollit i ri i talentuar francez të shkonte në Paris si përforcimi i dytë më i shtrenjtë në histori, por situata u përmbys.

Kështu, presidenti i PSZH-së, Naser Al Kellaifi, duke shpenzuar para shumë të mëdha, ka shkaktuar zemërimin e madh të klubeve të mëdhenj evropianë. Në këto kushte, njeriu nr.1 i këtij klubi francez ka rrezik që të marrë ndonjë dënim të rëndë nga UEFA që, sikurse thuhet, edhe mund ta pezullojë PSZH-në nga konkurrimet evropiane. Mdërkohë, gjigantët evropianë kanë kërcënur se janë gati që të hyjnë në “luftë të hapur” me këtë klub francez. Për këtë arsye, Al Kelaifi, e ka stopuar transferimin e lojtarit të Monakos, ndoshta, edhe përfundimisht.

Sa për kujtesë, fillimisht, Reali arriti një marrëveshje verbale me Mbapen, por i ati i tij, sidoqoftë, pranoi ofertën e PSZH-së që ofronte më shumë para.

Sfidanti.al