Mesi – Ramosit: “S’vlen më shumë se një Bir kurve”!

Barcelona, edhe një herë tjetër, tregoi  se, tani për tani, ajo është e pafuqishme ndaj Realit të Madridit dhe, në fund të ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës, asaj i duhej të pajtohej me humbjen e merituar 2-0 që erdhi si pasojë e lojës së saj të zbehtë dhe në “batakun” e krijuar nga katalonjasit duket se u “mbyt” edhe lojtari i tyre më i mirë, Lionel Mesi, që, gjatë të gjithë ndeshjes, pati vetëm një rast shënimi të rrezikshëm.

Mesi, në pjesën e dytë, nuk arriti që të shënonte golin e nderit, duke goditur vetëm shtyllën, por, në këtë momnet të lojës, ndodhi edhe një episod “interesant” që tregoi se nervat duhen ruajtur edhe kur humbet. Kur rezultati ishte 2-0, Serhio Ramosi “luajti” paksas me Mesin, duke ia vonuar qëllimisht topin, gjë që s’i pëlqeu aspak futbollistit argjentinas që lëshoi, me zë të ulët, dy fjalë që u “përkthye”, menjëherë, nga media vigjilente spanjolle: “Fija di putana” (Bir kurve)!

Sfidanti.al