“Bombë” nga Spanja: Azari do të zëvendësojë Nejmarin te Barcelona?

Mbasi Nejmari kaloi te PSZH-ja, një javë më pas, Barcelona luajti “El Klasikon” e parë të këtij sezoni ndaj Realit të Madridit në Superkupën e Spanjës, duke u mundur 1-3 në fushën e vet, “Kamp Nou”. Kjo ndeshje i la të kuptoi trajnerit të Barçes, Ernesto Valverde, se ai ka shumë “vrima” që duhet t’i mbushë në ekipin e tij, kështu që ai me siguri do të përpiqet që ta bindë udhëheqjen e klubit barcelonas që të sjellë përforcime të reja.

Paulinjo sapo ka ardhur në ekip, pasi për të u paguan 40 milionë euro, ndërkohë që klubi katalonjas po lufton me dëshpërim që të sjellë në ekip edhe Filipo Kutinjon dhe Osman Dembelen. Sidoqoftë, dëshira më e madhe e katalonjasve është Eden Azari i Celsit dhe ata janë gati që të paguajnë për të plot 120 milionë euro.

Sfidanti.al