Kopracia e Barcelonës bëri që Asensio të përfundonte te Reali!

Mediumet në Spanjë i kthehen së kaluarës, duke shkruar për gabimin fatal që bëri kryesia e Barcelonës, kur lejoi që asaj t’i ikte nga dora Marko Asensio tek ekipi rival më i madh, Reali i Madridit. Ky futbollist i ri spanjoll, gjatë këtij vit, është bërë, me të vërtetë, një hit i madh, qëkur, verën e kaluar, atij iu dha shansi që të luante me ekipin e parë të Realit. Për transferimin e tij në “Santiago Bernane”, në fakt, u përpoq edhe tenisti më i mirë spanjoll, Rafael Nadal, por kjo hsitori do të kishte marrë një zhvillim tjetër, nëse krerët e Barcelonës nuk do të ishin treguar kopracë.

Siç shkruajnë mediumet katalonjas, Barça ishte e para që filloi bisedimet me Majorkën dhe të dyja palët, brenda një kohe të shkurtër, i dhanë dorën njëra-tjetrës për transferimin e Asensios me vlerë 4 milionë euro. Por, megjithatë, të dy klubet nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët rreth mënyrës së pagesës, pasi Majorka kërkoi që e gjithë shumë të paguhej paraprakisht, kurse klubi barcelonas donte që ta zgjaste pagesën disa vite. Reali e shfrytëazoi rastin dhe pagoi në dorë 3,9 milionë euro, duke e blerë Marko Asension. Sa për krahasim, në të njëjtin vit, Barcelona pagoi, menjëherë, 4 milionë euro plus 1,5 milionë të tjerë si bonuse për Kosta Dagllasin që konsiderohet një nga blerjet më të këqia të katalonjasve!

Sfidanti.al