Mesi me dy fjalë për “El Klasikon” e fundit: “Ditë e dhjerë”!

Barcelona, në fakt, nuk luajti aspak mirë, për të mos thënë keq, në ndeshjen e parë “El Klasiko” të këtij sezoni. Këtë e kuptoi mirë edhe lojtari më i mirë i katalonjasve, Lionel Mesi. Sesa linte për të dëshiruar loja e Barçes ndaj Realit të Madridit në Superfinalen e Spanjës, e përshkruan tamam edhe statusi i Mesit në profilin e tij në Instagram. Ai me dy fjalë e përshkruan mjaft mirë lojën e Barcelonës në ndeshjen e fundit “El Klasiko”, megjithëse pakkush është mësuar që ky futbollist argjentinas të shprehet më këtë gjuhë:

“Ditë e dhjerë. Por, ne duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë më tej. Ky është vetëm fillimi”, shkroi Mesi.

Sfidanti.al