Tifozët e Milanit po presin me padurim fillimin e sezonit të rinë Serinë A italiane. “Rosonerët”, gjatë kësaj vere, kanë qenë mjaft aktivë në pazarin e transferimeve, duke sjellë në “San Siro” shumë përforcime të reja. Dhe në vend të parë ndodhet Leonardo Bonuçi që, për habi të të gjithëve, vendosi që të largohet nga Juventusi për te Milani.
Sapo erdhi te Milani, mbrojtësit më përvojë, Bonuçit, iu dha shiriti i kapitenit dhe ky është rasti i tretë në historinë e këtij klubi që një lojtar do të debutojë me këtë shirit. Para Bonuçit, shiriti i kapitenit të ekipit u ishte dhënë vetëm David Alisonit dhe Xhuzepe Meacës.