Cfarë kërkon më shumë …njeriu nr.1 i PSZH-së në Madrid?

“Shenjtët” po e trondisin përsëri pazarin e transferimeve, pasi po spekulohet se njeriu i parë i klubit francez, PSZH, Naser Al Kelaifi, ka shkuar në Madrid që të sigurojë firmën e portierit Jan Obllak të Atletikos së Madridit. Duket se PSZH-ja nuk do të kënaqet vetëm me angazhimin e Nejmarit që e bleu (222 milionë euro) nga Barcelona, por po përpiqet që të sigurojë shërbimet edhe të lojtarëve të tjerë, në radhë të parë, të futbollistit të talentuar francez të Monakos, Kilian Mbape, dhe të portierit të Atletikos, Obllak.

Mediumet në Spanjë japin lajmin se njeriu nr.1 i PSZH-së, Al Kelaifi, ka shkuar që dje në Madrid, në përpjekje për të siguruar shërbimet e Jan Obllakut që konsiderohet si një nga portierët e rinj më të mirë në botë. Klauzola e blerjes së këtij portieri slloven është 100 milionë euro që, gjatë kësaj vere, sikurse thuhet, është dyfishuar, për shkak të ndalimit të marrjes pjesë në pazarin e transferimeve që i ka imponuar Atletikos UEFA. Por PSZH-ja ka treguar se paratë për të nuk përbëjnë ndonjë problem.

Sfidanti.al