Ksavi: U habita që Nejmar deshi që të largohej nga Barcelona

Ksavi Hernandez ka qenë një legjendë në fushë, dhe do të mbetet i tillë në histori, por edhe legjendat nuk arrijnë t’i kuptojnë të gjitha gjërat. Mesfushori 37-vjeçar i larguar nga Barcelona për në Lindjen e Mesme, u pyet për rastin “Nejmar” dhe nuk e fshehu habinë e tij. “Nuk arrij ta kuptoj që një lojtar të mos ketë dëshirë të luajë për Barcelonën, – tha ai, – kishte 17 vjet, që nga koha kur Luis Figo shkoi tek Reali, që kjo nuk ndodhte”.

Vërejtja tjetër e Ksavit për Nejmarin ishte mënyra sesi u largua. “Nuk dha asnjë spjegim, – u shpreh ai, – nuk dha asnjë konferencë për shtyp, asnjë deklaratë të qartë për arsyet. Gjithsesi, mendoj se Barça nuk besonte se ndokush do të paguante 222 milionë euro për kartonin e tij”. Ksavi mbetet, gjithsesi, me besim për skuadrën. “Mund të fitojmë gjithçka pasi kemi Mesin, Suarezin, Pikenë, Busketsin, Iniestën. Shpresoj që klubi të marrë Mikaël Serin (mbiquhet Ksavi afrikan) që ka të gjithë ADN-në e Barcelonës”.

Sfidanti.al