Kjo Barcelona ka prishur stilin me portofolin  për Kutinjon

Klubi katalonjas e ka përcaktuar Filipe Kutinjon e Liverpulit si një zëvëndësues ideal të Nejmarit, por të “kuqtë” angleze, tani për tani, refuzojnë ta lënë që të largohet këtë futbollist mjaft të mirë brazilian. “Skaj Sports” njoftoi, dje, se Liverpuli kishte refuzuar edhe një ofertë tjetër të Barcelonës që thuhet se ishte 100 milionë euro. Nga kjo shumë, 85 milionë do të paguheshin në avancë, kurse pjesa tjetër në formë bonusesh në varësi të lojës së tij.

“Skaj Sportsi” bën, gjithashtu, të ditur se Liverpuli ia ka bërë të qartë Barcelonës se Kutinjo nuk është në shitje dhe se kjo çështje është mbyllur.

Sfidanti.al