Megatransferimi i Nejmarit vazhdon që të jetë objekt komentesh dhe kritikash, duke qenë se shkaktoi një rritje joreale të çmimeve në futbollin botëror, kështu që nuk mund të rrinte pa u prononcuar as edhe legjenda e futbollit gjerman dhe një nga drejtuesit kryesorë të Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, që shprehu habinë e tij të madhe sesi mund të ndodhë që një lojtar të kushtoi më shtrenjtë sesa stadiumi supermodern, i ndërtuar rishtazi, ku luan Bajerni.
“Shpesh, pyes veten se çfarë është e rëndësishme për një klub, të luajë në një stadium modern, apo t’i inivestojë paratë vetëm për një lojtar. Në rastin tonë, unë mund të them se në zgjodhëm stadiumin, kështu që unë, me të vërtetë, jam i habitur sesi një klub mund të vendosë të shpenzojë kaq shumë para për një futbollist, madje, më tepër sesa kemi shpenzuar ne për një arenë të tërë sportive. Ne kurrë nuk do të përfshihemi në çmendurira të tilla, pasi Bajerni, gjithnjë, ka një filosofi të veçantë e të ndryshme nga të tjerët”, deklaroi Rumenige.
Sfidanti.a’