Rikthimi i Mario Çipolinit, ose “Mbreti është përsëri lakuriq”!

Nuk ka qenë nevoja që për të, të shkruante Hans Kristian Anderseni, dhe vepra “Rrobat e reja të mbretit” apo “Mbreti lakuriq” nuk i përket atij. Veçse, “Mbreti Luan”, Mario Çipolini ka dalë sërish lakuriq. Ish-çiklisti i famshëm italian, ndoshta sprintieri më i mirë i të gjitha kohëve, u fotografua për herë të dytë në një vit e gjysmë duke i dhënë biçikletës pa asnjë veshje në trup, lakuriq. “Mbreti” ishte lakuriq me dëshirë, madje as për arsye sponsori, pasi emër të tillë nuk kishte askund në foto.

Në shkurt 2016 u publikua fotoja e parë, lakuriq në dyrrotëshe, por ama me kaskë në kokë, një përgjigje për ata që e kritikonin dhe e kritikojnë se pedalon shpesh pa kaskë. Në shkurt 2016, për një muaj mbushte 49 vjeç, ndërsa tani i ka kaluar të 50-at, por fiziku i “Mbretit Luan” është i shkëlqyer si atëherë kur triumfonte në vijën e cakut.

Fotot janë shprehje e qartë e mënyrës sesi jeton Çipolini. Si atëherë gjatë garave kur shkelje kodin e veshjeve dhe gjobitej, por ai nuk e çante kokën. Kaq shumë e tërboi “establishmentin” (autoritetet) saqë në vitet 2000-2003 nuk e ftuan në Turin e Francës edhe pse ishte kampion i botës. Kjo nuk e pengoi që në 6 vjet (1993-1999) të fitonte 12 etapa në Tur, ndërsa në Xhiron e Italisë ka fituar 42 eapa. Ai është shpallur edhe kampion i Italisë si dhe ka fituar Klasiken Milano-San Remo.

Me 42 etapat e fituara në Xhiro, ai është rekordmen i të gjitha kohëve, ndërsa në treshen Xhiro-Tur-Vuelta, mbetet vetëm prapa legjendës Edi Merks që ka 64 etapa të fituara ndaj 57 të Çipolinit.

Sfidanti.al