Serhio Ramos: Murinjo nuk ka pasur ndikim te karriera ime

Serhio Ramos, kapiten i Realit të Madridit, arriti që të vihet në zotërim edhe të një trofeu tjetër në karrierën e vet. Në Shkup, para pak ditësh, ai arriti që të fitojë Superkupën evropiane, pasi, sikurse dihet, Reali i tij mundi 2-1 Mançester Junajtidin. Megjithëse Ramosi, edhe nën drejtimin e Zhoze Murinjos, ka qenë shtylla kryesore e kampionit evropian, ai thotë se “speciali” nuk ka pasur ndonjë ndikim të veçantë te karriera e tij e pasur.

“Murinjo është vetëm një nga trajnerët, me të cilët unë kam punuar në karreierën time. Unë kam mësuar nga ai, ashtu sikurse kam mësuar edhe nga trajnerët e tjerë që kam pasur. Unë i shpreh atij mirënjohjen time, por nuk mund të them se ai ka pasur ndonjë ndikim të veçantë te karriera ime”, deklaroi Ramosi që ka bashkëpunuar me Murinjon gjatë viteve 2010-2013, kur në krye të klubit “mbretëror” ndodhej specialisti portugez.

Sfidanti.al