Filip Kutinjo nuk ka ngritur zërin, por nuk po stërvitet “për shkak të një dëmtimi në shpatull”. Usman Dembele e quan Dortmundin si shtëpinë e tij, por trajneri i ri, Peter Bosh, njoftoi se sulmuesi i ri nuk do të dalë në stërvitje sot. Përveç faktit që nuk stërviten, të dy futbollistët kanë edhe diçka tjetër të përbashkët, atë që kërkohen nga Barcelona.
Efekti i “sulmit” të klubit katalanas po ndihet, edhe pse “gjahtarët” nga “Kamp Nou” kanë dështuar deri tani në “gjuetinë” e tyre. Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit ka qenë tepër i qartë në atë që ka thënë. “Liverpuli nuk është klub që shet lojtarët e tij më të mirë, – tha gjermani, – Kutinjo nuk ka çmim”. Klop hodhi poshtë ofertën e fundit të Barçës, baraz me 100 milionë euro.
Dembele, po ashtu, mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, pasi edhe Borusia e ka refuzuar idenë se mund të mbetet pa të. Klubi gjerman ka lënë të nënkuptohet se për talentin e ri të sulmit duhen më shumë se 100 milionë euro. Katalanasit po shikojnë inflacionin që po shkakton transferimi i Nejmarit tek Paris SG, dhe e gjitha kjo në dëm të tyre. Megjithatë, klubi do të duhet të thyejë rekordet për të mos lejuar që Reali të krijojë një hegjemoni suksesi.
Sfidanti.al