Kush është i pari te Milani, Montela apo Bonuçi?

Mbrojtësi Leonardo Bonuçi që, këtë verë, kaloi nga Juventusi te Milani, duke habitur të gjithë ata që kanë lidhje me futbollin, ka filluar që të vendosë rregullat e veta në dhomën e zhveshjes së klubit të tij të ri. Leo, sapo ka ardhur, por ai po e tregon veten sjë lider i vërtetë në ekipin e Milanit. “Mbani qetësi, këtu ka zhumë, kurse ne duhet të përqëndrohemi dhe të punojmë fort”, u tha Bonuçi bashkëlojtarëve më të rinj në dhomën e zhveshjes. Ky mbrojtës, në fakt, ka përvojë dhe e di se euforia në fillim të sezonit është e dëmtshme. “Ju duhet të tregoheni më profesionistë, pasi, në rast se ne tregohemi profesionistë tani dhe punojmë aq sa duhet, atëherë, ne do të jemi më të zëshëm e më të zhurmshëm në fund të sezonit”, tha ky futbollist i shkëlqyer italian.

Thuhet se tani disiplina dhe situata në dhomën e zhveshjes së Milanit është më ndryshe sesa ka qenë më parë. Sigurisht, askush nuk ka dëshirë që t’i kundërvihet liderit të ri.

Sfidanti.al