E thotë ‘Four Four Two’: Maradona, Messi dhe Pele; 3 më të mirët…

Për ata që kishin dyshime, tani duhet t’i shuajnë ato; Diego Armando Maradona, Lionel Messi dhe Pele janë perënditë e futbollit botëror. E thotë këtë një revistë prestigjioze si ‘Four Four Two’ që ka përpiluar një klasifikimin me 100 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. ‘Pele ka shënuar më shumë, Messi ka fituar më shumë tituj, por kush ka parë Maradonën e kupton pse është më i miri-shpjegon revista klasifikimin e saj. Ai ishte më i miri te Napoli dhe Argjentina dhe e gjitha bota iu nënshtrua realitetiti të tij’. Përsa i përket Messit, kjo revistë thesksoi se argjentinasi krijoi atë që quhet epoka e Barcelonës së Messit, ndërsa Pele u përkufizua si një ikonë e futbollit botëror që njeh respektin e admiruesve të futbollit në të gjithë kontinentet. Në listën e 10 futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave përfshihen edhe Johan Cruyff, Cristiano Ronaldo, Alfredo Di Stefano, Beckenbauer, Zidane, Puskas dhe fenomeni Ronaldo.

sfidanti.al