Oklahoma nuk heq dorë nga Westbrook; gati rinovimi prej 200 milionë dollarë

Duket se për skuadrat  NBA është kthyer në modë rinovimi me shifra rekord me basketbollistët kryesorë të saj. Pas Golden State me Stephen Curry e Houston me James Harden, një hap të tillë duket se do ta ndërmarrë dhe Oklahoma City që kërkon të blindojë Russell Westbrook.

Mësohet se skuadra e Thunder  po përgatitet t’i ofrojë basketbollistit më të mirë të sezonit të rregullt një kontratë 5 vjecare me një vlerë prej më shumë se 200 milionë Dollarësh për të vendosur ndoshta një rekord të ri në kampionatin amerikan të basketbollit. Kontrata e Westbrook skandon në vitin 2019, por në të parashikohet që në vitin e fundit të saj, ai ka të drejtën të zgjedhë për të qenë lojtar i ri, dicka që Oklahoma kërkon ta evitojë me cdo kusht.

sfidanti.al