Endi Mareit tenisi i është mërzitur, tani do që të luajë futboll!

Duket se britaniku Endi Marei, mbas një karriere të shkëlqyer në tenis, do që ta provojë veten edhe në një sport tjetër. Raketa nr.1 e botës thotë se, ndonjeherë, ai e ndjen veten të ngopur me tenis dhe se dëshiron një sfidë të re në ndonjë sport tjetër. Dashuria e tij më e madhe, mbas tenisit, është futbolli, kështu që nuk dotë jetë ndonjë habi e madhe që, një ditë, ta shohm atë në fushën e futbollit.

“Do të doja që ta provoja veten edhe në ndonjë sport tjetër, psh. në futboll qëështë një nga sportet e mi më të dashur. Unë e adhuroj këtë sport. Fitoret në këtë sport të shkaktojnë ndjenja të tjera, më të ndryshme, duke qenë se dhoma e zhveshjes ështëplot me lojtarë që ndajnë njeri me tjetrin të njëjta ndjenja dhe emocione, kurse në tenis njeriu ështe vetëm, pra ai është vetë ekipi”, thotë Marei.

Sfidanti.al