Është 35 vjec dhe ka një fizik në kufijtë e së përkryerës. Zlatan Ibrahimovic I tregon botës atë cfarë ai është dhe këtë e bën edhe nëpërmjet një lloj krahasimi. Suedezi publikoi një foto të tij gjysmë të zhveshur të bashkangjitur me imazhin e gorrillës së famshme King Kong të shoqëruar me mesazhin King dhe Kong, si për të bërë më të qartë idenë për format fizike të tij. Zlatan Ibrahimovic është pa ekip duke qenë se kontrata me Manchester United skadoi në fundin e muajit qershor. Për momentin ai po riaftësiohet në gju përpara se të nisë kërkimet për një skuadër të re, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet te Manchester United edhe pse Djajtë e Kuq kanë sjellë në Old Trafford, Romelu Lukakun për 85 milionë Euro.
sfidanti.al