Futbollisti i supertalentuar francez, Kilian Mbape, asnjëherë, nuk e ka fshehur se idhulli i tij është Kristiano Ronaldo. “Daily Mail” publikonnjë fotografi që e konfirmon plotësisht këtë fakt. Në rininë e hershme, para se të arrinte që të bëhej lojtar i ekipit të të rriturve të Monakos, dhoma e Kilian Mbapes ka qenë e mbushur plot me fotografi dhe postera të Ronaldos.
Kështu që me siguri ky futbollist francez duhet të jetë njeriu më i lumtur në botë, nëse transferimi i tij te Reali do të realizohet me të vërtetë, pasi ai do të luajë atje në partneritet me lojtarin, sipas tij, më të mirë të botës.
Sfidanti.al