Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, që, para disa ditësh, deklaroi se përpjekja e PSZH-së për ta blerë Nejmarin për shumën emadhe prej 222 milionë eurosh është një shenjë dobësie, dje, e komentoi, edhe një herë tjetër, përsëri në mënyrë interesante, situatën në tregun e transferimeve. “Unë, për vete, nuk do ta blija një lojtar 150 ose 200 milionë euo. Kjo është një çmenduri e vërtetë dhe Bajerni nuk merr pjesë në këtë lojë. Deri sa të vazhdojë kjo çmenduri transferimesh, Bajerni nuk do të mund ta fitojë dot Championsin.
Synimi ynë kryesor është që të bëhemi kampion të Gjermanisë dhe, më pas, të shkojmë sa më larg në rrugën drejt Kupës dhe Ligës së Kampioneve”, tha Hënesi, duke shtuar: “Nuk e kuptoj se deri kur tifozët do ta tolerojnë këtë çmenduri, ndërkohë që edhe trajnerët duhet ta ngrenë zërin e tyre kundër kësaj dukurie”, vuri në dukje Hënesi.
Sfidanti.al