Formula 1, rishfaqet Kubica; Piloti polak do testojë Renault në Hungaroring

Formula 1 do të mirëpresë për pak kohë Robert Kubicën. Piloti polak do të jetë i pranishëm në testet që do të kryhen në Hungari menjëherë pas përfundimit të kësaj gare që do të zhvillohet këtë fundjavë. Tashmë është bërë zyrtare që Kubica do të zbresë në pistën e Hungaroringut me makinën Renault RS17. ‘Dy ditët e para të testeve do të na lejojnë ne dhe Kubicës që të marrim akoma më shumë informacione-thekson Cyril Abiteboul në një komunikatë të skuderisë franceze-do të na japë mundësinë për të marre të dhëna të detajuara dhe të sakta rreth makinës aktuale dhe kushteve të saj’. Ndërkaq, Rober Kubica, që përpara 6 vitesh pësoi një aksident në Rally të Andorrës, i konsideron  këto teste si një mundësi për të parë nëse është më gjendje që të rikthehet në garat e Formula 1, kampionat të cilin ai disa herë e ka konsideruar si pasionin më të madh të jetës së tij

sfidanti.al