Gara me peshkaqenin e bardhë; Phelps e humbet me vetëm 2 sekonda

Gara aq e përfolur mes Michael Phelps dhe një peshkaqeni të bardhë u zhvillua. Ishte një event që u mbajt në kuadër të ciklit ‘Shark Week’ e kanalit televiziv Dicovery Channel. Gara e veçantë u zhvillua në ujërat të hapura në një temperaturë 13 gradë celcius, por protagonistët nuk u vunë përkrah njëri-tjetrit, por secili prej tyre me radhë përshkoi një distancë të përcaktuar dhe peshkaqeni shwnoi kohën  36.1 sekonda, ndërsa Phelps për 38.1, pra amerikani e humbi garën me me vetëm 2 sekonda.  Në përfundim te eventit, Discovery Channel bëri një montazh të garës së tyre në mënyrë të tillë që peshkaqeni dhe Phelps të dukeshin sikur po garonin përkrah njëri-tjetrit në distancën e 100 m.

sfidanti.al