Shfaqet një ‘pretendente’ e re për Cristiano Ronaldon. Bëhet fjalë për modelen ruse Tanya Mityushina e cila kërkon një takim me yllin e Realit të Madridit, edhe pavarësisht faktit se ai është i përfshirë në një lidhje sentimentale. Në një intervistë për TMZ, modelja 24 vjecare që ka pozuar edhe për Swimsuits të ‘Sports Illustrated’, theksoi se nësë ka një person që mund të ndryshojë stilin e saj është Cristiano Ronaldo për të shtuar më pas se ai është djali perfekt për të duke i kërkuar gazetares që t’i dërgojë një përshëndetje plot dashuri. Por jo vetëm kaq. Tanya kërkoi që Ronaldo ta marrë në telefon dhe nuk i intereson fare se ai e ka një të dashur. Tanya Mityushina më parë ka punuar edhe për marka si Victoria’s Secret, Guess, Bebe apo Intimissimi, ku në këtë të fundit ajo ka zëvendësuar ish të dashurën e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk
sfidanti.al