Nadali refuzoi 500 000 euro dhe pozicionin nr.1 në listën e ATP-së!

Asi spanjoll i tenisit, Rafael Nadal, ndodhet shumë pranë majës më të lartë të listës së Shoqatës së Tenisit Profesionit (ATP),por, sidoqoftë, këtë ai, sikurse duket, nuk e do me çdo kusht. Te ky konkluzion mund të arrihet, mbasi ai refuzoi ftesën speciale që atij i dërguan organizatorët e turneut të serisë 500 që fillloi të hënën, në Hamburg.

Në këtë mënyrë, Nadali refuzoi 500 000 euro qëtë merrte pjesë në këtë turne, në qytetin verior të lartpërmendur gjerman, që luhet në një fushë me dhe, ku Rafa ka treguar se është i pamposhtur. Ai refuzoi jo vetëm 500 000 euro, por edhe vendin e parë në ranglistën e ATP-së, nëse do të triumfonte në turneun e mësipërm. Nadali do të pauzojë deri më 7 gusht, kur do të fillojë Kupa Roxhers. Ndyshimi mes Endri Mareit që mban vendin e parë në listën e ATP-së, dhe Nadalit të vendit të dytëështë vetëm 285 pikë.

Sfidanti.al