Kampionati me i bukur i te gjitha koherave zhgenjen ne Europe, edhe pse zerat qe dalin nga shpirti i oborrit prapeseprape gjejne arsye per te qene krenar, madje aq sa te fabrikojne dinjitetin e munguar ne fushe.
Zerat qe duan ta bejne futbollin si gjene me te paster dhe te shenjte te ketij vendi nuk pushojne se foluri se edhe ky sezon europian per klubet tona qenka historik. Por, ne fakt, shifrat flasin ndryshe. Po te mos ishte per Skenderbeun, ky do te ishte sezoni me i deshtuar per klubet shqiptare ne vitet e fundit.
Ne Europe kete vit moren pjese 4 skuadra, 3 prej te cilave me te fortat e kampionatit te fundit, Kukesi Partizani, Skenderbeu dhe Tirana si fituese e Kupes.
Le t’i marrim me rradhe.
- Tirana dorezoi gjithe sezonin per te hyre ne Europe, ra nga kategoria qe te fitonte Kupen dhe cfare beri? Asgje! Shorti i pameshirshem me ta, i dha Makabin e Telavivit dhe praktikisht eliminim pa zhurme. 5 gola te pesuar asnje i shenuar. Sezon i deshtuar.
- Partizani skuadra qe u ndertua me aq kujdes gjate sezonit beri ate qe kane bere prej vite gjithe skuadrat, u vetdorezua per Europen. E papergatitur e lodhur dhe pa asnje ide dhe perforcim u dorezua qe ne Tirane perballe bullgareve te Plovdiv. 3-1 u mund ne kryeqytet dhe 1-0 jashte. Sezon i deshtuar dhe tani gjithcka fillon nga e para.
- Kukesi kampioni i shumeperfolur i ketij sezoni dhe i vendosur ne hetim nga prokuroria austriake per humbjet e thella ne miqsoret e qershorit, ferkoi duart kur ne short i ra Sherifi i Tiraspolit nje skuader Moldave me kampionat me te dobet se i yni. U mund minimalisht 1-0 jashte duke vuajtur shume, luajti me mire ne ndeshjen e dyte, por nuk arriti te kaloi. Fitorja 2-1 nuk mjaftoi ndaj nje ekipi me te dobet. Shume thone ishte fati qe i ndeshkoi por fatin eshte si ta kerkosh, ajo qe mbetet eshte eliminimi qe ne raundin e pare. Sezon europian i deshtuar.
- Skenderbeu eshte i vetmi qe mund ta coje ne nivel mesatar paraqitjen tone europiane kete vit. Por qe te quhet normale duhet te kaloje dhe kete raund ne europa lige ku perballe do te kete ceket e Mllada Boleslav perndryshe nuk kemi bere asgje jashte normales. Deri tani korcareve u ka buzqeshur shorti. Raundi i pare ekip nga andorra i kaluar lehtesisht, ne te dytin Kairati qe me shume vlere i dhane zerat e zakonshem sepse ne fushe nuk ishte Kairat milionash por nje skuader nga Kazakistani vend me nje kampionat qe renditet i 83 ne bote 30 vende me keq se ne. Sezon europian normal.
Nese krahasohemi me rajonin, zerat e zakonshem thone se kemi kampionatin me te bukur, por ne Europe kemi bere me mire se Kosova qe mori pjese per te pare dhe se Mali i zi, ndersa komshinjte e Maqedonise as nuk behet fjale t’i arrijme. Vardari vazhdon rrugen ne Champions Lige, pasi eliminoi Malmon e Suedise ka perballe Helsinkin ndresa Shkendija tashme e ka tradite kalimin e tureve, ndodhet ne raundin e trete ne Europa Lige. Dhe te mendosh se Maqedonia ka nje kampionat 20 vende ne renditje me te dobet se tonin. Sot nuk po kerkojme asgje me shume. Nuk duam kampionatin me te bukur duam Vardarin dhe Shkendijen.
Gen Bani