Lajpcigu reziston, refuzon 75 milionë euro që jep Liverpuli për Nabi Keitën!

Mesfushori i ri i Lajpcigut, Nabi Keita, është objektivi nr.1 i Liverpulit, gjatë kësaj vere, por çmimi i blerjes së tij përbën një problem që pengon shpërnguljen e tij në Premier Ligën angleze. Sipas mediumeve gjermanë, Lajpcigu ka refuzuar 75 milionë euro të pabesueshme që trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, ka ofruar për futbollistin 22-vjeçar, duke synuar që ta freskojë ekipin e vet që, tanimë, gjatë verës, ka siguruar edhe shërbimet e Mohamed Salahut që erdhi nga Roma.

Drejtori sportiv i ekipit të lartpërmendur të Bundesligës deklaroi, këto ditë, se vetë futbollisti nuk është shprehur ende, nëse dëshiron teë qëndrojë, apo të shpërngulet për te Liverpuli, por, nëse ai vendos që të largohet, atëherë, kjo do të ndodhë, vetëm nëse do të paguhet shuma maksimale e blerjes së tij.

Sfidanti.al