Guardiola po bën një ekip të frikshëm, si quhen  tre-katër fiksimet e tij

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, konfirmoi se edhe tre ose katër emra të rinj do të mbërrijnë në “Etihad Stadion”. Në fakt, “qytetarët” kanë një nga ekipet më të mirë në Premier Ligë, por, sidoqoftë, disa nga lojtarët e tij nuk i përgjigjen “kutit” të Guardiolës, kështu që ky trajner spanjoll u “çlirua”, gjatë kësaj vere, nga shërbimet e disa lojtarëve që nuk bënin pjesë në planet e tij të sezonit të ardhshëm, duke i zëvendësuar ata me “prurje” të reja. Guardiola, deri tani, ka shpenzuar 130 milionë sterlina për Bernardo Silvën, Ederson Moraeshin dhe Kajl Uokerin, por, deri në fund të sezonit veror të transferimeve, në këtë klub do të mbërrijnë edhe tre-kater lojtarë të tjerë të rinj, madje të shtrenjtë.

Thuhet se Siti është shumë pranë marrëveshjes me Danilon e Realit të Madridit për 26,5 milionë sterlina, ndërkohë që “qytetarët” synojnë që të blejnë edhe Benxhamin Mendin nga Monako për 50 milionë sterlina, ndërsa dëshirë e madhe mbetet edhe blerja e Aleksis Sançezit nga Arsenali.

Sfidanmti.al