E vërteta vonon, por nuk harron të dalë në dritë. Kjo po ndodh me Angel Maria Villar, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit që është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe mashtrimit gjë që nuk i ka lënë aspak indiferentë Gianni Infantinon dhe Aleksander Ceferin. Sipas të përditshmes spanjolle AS, krerët e FIFA dhe UEFA kanë vendosur ta përjashtojnë Villar nga të dy këto organizma dhe këtë e bëjnë duke u bazuar edhe në Kodin e Etikës së FIFA. Sipas këtij Kodi, anëtarët që janë në proces hetimi për krime të ndyrshme brenda apo jashtë vendit të tyre nuk do të mund të ekzekutojnë detyrat e tyre dhe do të shkarkohen nga pozitat që mbajnë. Ndërkaq, Gjykata Spanjolle ka vendosur që të lërë në burg Villar të djalin e tij Gorka, ndërsa Prokuroria mendohet se do të kërkojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit një dënim me 9 vjet burg nëse akuzat ndaj tij do të vërtetohen.
sfidanti.al