Strategu italian, Antonio Konte, mbërriti, verën e kaluar, te Celsi i Londës dhe, qysh sezonin e parë, u bë kampion i Premier Ligës angleze. Konte solli te Clesi një stil të ri loje, duke i vendosur “blutë” në piedestalin e lartë. Sidoqoftë, në fund të sezonit të kaluar, pati disa spekulime se Konte mund të largohet nga Londra dhe të kthehet në Itali, por në fund doli se këto ishin vetëm spekulime.
Në faqen e vet zyrtare, Celsi konfirmoi, se Konte nënshkroi kontratën e re me këtë klub, duke përbërë, kështu, me siguri, përforcimin më të madh e më të mirë të “bluve” gjatë kësaj vere. Trajneri italian nënshkroi me Celsin një kontratë të re dyvjeçare. “Jam shumë i gëzuar që nënshkrova kontratë të re me Celsin. Tani, ne duhet të bëhemi edhe më të fortë që të qëndrojmë në majë”, vuri në dukje Konte mbas nënshkrimit të kontratës së re.
Sfidanti.al