Gareth Bale ka shënuar një gol të bukur në stërvitjen e djeshme, por cili ishte viktima e tij ne porte…
Uellsiani i Real Madridit, Gareth Bale, e ka nisur furishëm parasezonin me Los Blancos, duke leshuar silura.
Në Spanjë janë duke ndjekur hapat e tij dhe thone se 28 vjeçari është duke u stërvitur si asnjëherë më parë, në mënyrë t’iu shmanget sa më shumë lëndimeve sezonin e ardhshëm.
Në stërvitjen e fundit, Bale i ka shënuar gol të bukur, Luca Zidanit, djalit të Zinedine Zidane, sinjale se ky do të jetë një sezon madhështor për të, ashtu siç premtoi dje në një intervistë për Marca.
Luca Zidane është pjesë e ekipit të dytë të Realit dhe thuhet se edicionin e ardhshëm do të promovohet në ekipin e parë