Gerard Pique është një futbollist të cilit i pëlqejnë gjithnjë shakatë, sidomos kur ato i bën me Iker Casillas. Mbrojtësi i Barcelonës e tregoi këtë anë të tij në orët e fundit duke komentuar një postim të portierit të Portos në Instagram. Casillas publikoi në profilin e tij në një foto të tijën ku ai shfaqej me fytyrën të mbuluar nga pasaporta, një mënyrë kjo për t’u treguar fansave të tij për udhëtimin në Meksikë. Pique e shfrytëzoi rastin dhe shkroi komentin ngacmues. ‘Një ndër fotot më të bukura të tuat. Sa mirë që nuk do ta shoh fytyrën tënde-shkruan Pique, një koment që mori shumë ‘Like’ nga ndjekësit e tij. Ky lloj dialogu është një kapitull i radhës i ‘luftës’ miqësore që Pique e Casillas bëjnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale
sfidanti.al