Christian Horner nuk kursehet: Vettel e Hamilton e urrejnë njëri-tjetrin

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel e urrejnë njëri-tjetrin. Kjo është deklarata e shefit të Red Bull, Christian Horner për tabloidin ‘Daily Mail’ duke shtuar se inatet e shfaqura mes tyre pas incidentit të ndodhur në Baku vazhdojnë ende edhe pse Vettel kërkoi falje. Horner shkoi edhe më tej duke kritikuar organizimin e konferencës për shtyp të së enjtes me dy pilotët në krah të njëri-tjetrit. ‘Konferenca për shtyp e së enjtes ishte dicka e pabesueshme-tha Horner-ishte vetëm një spektakël për ata që merren me marrëdhëniet publike në mënyrë që të mbajnë të kënaqur drejtuesit e FIA. Jam i sigurt se si Hamilton ashtu edhe Vettel kishin marrë këshilla strikte nga skuadrat e tyre. Në këtë moment ata e urrejnë njëri-tjetrin pasi  pengojnë njëri-tjetrin përtë arritur një objektiv. Për mua është më mirë kur ka rivalitet, pasi gjithcka bëhet më interesante edhe për tifozët’.

sfidanti.al