Gjykata e Kasacionit mbështet Benzemanë; hetimi për çështjen Valbuena

Gjykata e Kasacionit në Francë i dha të drejtë Karim Benzemasë përsa i përket ligjshmërisë së hetimeve që u kryen në lidhje me skandalin e shantazhit ndaj Mathieu Valbuena për videon erotike. Sulmuesi francez apeloi për këto hetime të cilat ai i konsideroi në kundërshtim me ligjin dhe sipas Kasacionit ky pretendim i tij ishte i vërtete.  Gjykata e Kasacionit deklaroi se hetimet e hapura janë të paligjshme për faktin se një nga agjentët e policisë që u caktuan për të bërë këto hetime, ka qenë shumë i përfshirë në të gjithë proçesin që që ndikoi jo pak në ecurinë e tij.

sfidant.al