Tifozët e Barcelonës, ndërsa presin që klubi katalanas të bëjë lëvizjet e tij në merkato, marrin një lajm të mirë nga Andres Iniesta. Mesfushori 33 vjeçar, një idhull në të gjitha stadiumet spanjolle, u ka premtuar besnikëri të përjetshme nënkampionëve të Spanjës duke deklaruar se dëshiron që të qëndrojë tek ata. ‘Gjithnjë kam thënë se dua të mbyll karrierën te Barcelona-tha Iniesta-është ende herët për të vendosur për të ardhmen, por Barcelona është vendi ku dëshiroj dhe të shpresoj të jem akoma për shumë kohë’. Vlen të theksohet se kontrata e Iniestës skadon në vitin 2018 dhe së fundmi, disa klube kanë shfaqur interesin për të blerë kartonin e tij, por kjo deklaratë e fundit e futbollistit nga Albacete e bën që ky interes të jetë thjesht një ëndërr për cilindo ekip që dëshiron shërbimin e tij.
sfidanti.al