Shakira gjen sozine e gjithanshme të saj; është venezueliania Shakibecca

Thuhet se çdokush nga ne ka sozinë e tij diku në një cep të botës dhe atë e ka gjetur edhe Shakira, këngëtarja kolumbiane e lidhur me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique. Bëhet fjalë për Rebbeca Maiellano një e re nga Venezuela që ka një ngjashmëri impresionuese me artisten 40 vjecare në aspektin fizik. Por, Shakibecca, siç e ka quajtur ajo veten e saj, nuk mjaftohet vetëm me ngjashmërinë në pamjen e jashtme me Shakirën, por ajo këndon e vallëzon pothuajse njësoj si kolumbiania dhe të imitosh Shakirën në zë dhe në lëvizje është një mision pothuajse i pamundur, por sozia e këngëtares i afrohet ndjeshëm.

Shekibecca tashmë ka arritur në kuotën e 30 mijë ndjekësve në Instagram dhe sipas asaj që publikohet në mediat amerikanolatine po punon për një faqe interneti për të shfaqur imitimet e saj në mbarë botën. Vetë Shakira ka mundur të njohë sozinë e saj dhe reagimi i saj tregon për ngjashmërinë  mes kolumbianes dhe venezuelianes. ‘Më le me gojë hapur-ishte komenti i Shakirës në drejtim të Rebeccës-bën gjithcka kaq mirë sa u ngatërrova edhe vetë unë. Në një moment m’u duk se pashë veten time, por unë besoj se ti i bën lëvizjet e mia më mirë edhe se unë’.

sfidanti.al