Tifozët e tenisit bëjnë pyetjen, nëse do të shohin përseri atë Novak Gjokoviç që, gjatë sezonit të kaluar, dominoi tenisin botëror dhe dukej i pamposhtur. Sidoqoftë, tani, mediumet në botë po spekulojnë se ky tenist serb ka njohur rënie të formës së tij, për shkak të problemeve që ka me bashkëshorten e tij, Jelena që po pret fëmijën e dytë me Novakun. Sipas spekulimeve më të fundit, shkak për problemet që i janë krijuar çiftit të famshëm, është kuzhinierja Loren van der Pol, që i jep këshilla private Noles rreth ushqimit që ai duhet të hajë.
Por, disa foto në rrjetet sociale ngrejnë dyshime, pasi tenisti serb dhe kuzhinerja në fjalë janë parë duke dalë bashkë, ndërsa mes tyre ndjehet edhe një lloj afërsie. Në këtë situatë të krijuar, u përfshi edhe tenisti legjendar amerikan,, Xhon Mekinro, që thotë se Gjokoviçi, me këtë situatë, po i kujton atij golfistin Tajger Uds që, gjithashtu, është ndodhur në një situatë të ngjajshme.
Sfidanti.al