Ka të drejtë presidenti Gjici…ky është goli special  i Kukësit

 

Në Kukës thonë se misionari i golit është Pejiç, ndërsa në brendësi të ekipit, ka një misionar tjetër për golin e madh. Dervishi u shkarkua me fjalët përshtypjelënëse: “ Mësova shumë nga presidenti Gjici”.Kapteni Hallaçi, në një koment, paska thënë: “ Kritikat që bën presidenti janë  me vend. Jemi darkord të gjithë me presidentin”.  Trajneri Gjoka e thekson edhe më shumë  këtë filozofi  kolektive të klubit se  taktikën e madhe e vendos presidenti, kurse unë bëj taktikën e fushës.

Të gjithë bashkohen në idenë se presidenti ka të drejtë, ai është i pushtetshmi, por një fije i ndan nga psikoza e pavërtetë  se “presidenti nuk gabon kurrë”. Gjici është autoritar, ka mësuar  shumë nga futbolli, jashtë dhe brenda fushe, por njerëzit e tij do të tkurren me dashje, nëse të gjithë iniciativat do t’ia lënë vetëm atij.  Në një kampionat të varfër  ekonomikisht, Gjici duket si një ishull më vete, por, në futbollin e sotëm, nuk duhen vetëm paratë për të fituar titullin…