Del Bosque një “jo” që kushton 10 milonë

Vicente Del Bosque, ish-selektori i Spanjës, ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina

Ish-trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina, e cila e kapte shifrën e 10 milionë eurove. “Unë mund të konfirmoj se kam marrë një ofertë 10 milionë euro nga Kina, por unë jam i sigurt nëse ky ishte për një klub apo për ekipin kombëtar”, ka thënë Del Bosque për Radio Cope. Del Bosque ka treguar se e ka refuzuar këtë ofertë pasi nuk është i gatshëm të largohet nga Spanja, përcjell Express.

Kurse, ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Marcelo Lippi pritet të emërohet selektori i Kinës, në vend të Gao Hongbo.