Toresi me kontratë të re me “jorganxhinjtë” e Atletikos së Madridit

Sulmuesi Fernando Tores e ripërtëriu kontratën me Atletikon e Madridit edhe për një sezon tjetër, pra deri në verën 2018. Mediumet spanjollë shkruanin se futbollisti 33-vjeçar kishte vendosur që karrierën e tij ta vazhdonte jashtë Evropës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërkohë që për këtë lojtar spanjoll ishin interesuar ekipet meksikane, Kueretaro dhe Kruz Azul, por Toresi vendosi që ta vazhdoi karrietën e tij në klubin mëmë.

Toresi ka luajtur me “jorganxhinjtë”, siç quhen ndryshe lojtarët e Atletikos, gjatë viteve 2001-2007, para se të luante me Liverpulin, Celsin dhe Milanin. Më 2015, Toresi u kthye në klubin e tij të parë dhe, gjatë sezonit të kaluar, luajti me të në 45 ndeshje, duke shënuar 10 gola në të gjithë konkurrimet.

Sfidanti.al