Venus Uilliams është një zonjë e tenisit. Amerikania 37-vjeçare, është një kuriozitet i vërtetë në Uimbëlldon pasi do të jetë më e vjetra ndër konkurrentet në Londër, veçse prania e saj këtë vit ka ngritur shumë pikëpyetje. Vetëm pak javë më parë, Venus shkaktoi një aksident fatal në Palm Biç (Florida), përplasje që solli vdekjen e një njeriu dhe plagosjen e një tjetri.
Uilliams u shpall fajtore nga policia pasi hyri në kryqëzimin e rrugëve me semafor të kuq, ndërsa familja e dëmtuar ka kërkuar dëmshpërblim në gjyq. Ajo u pyet për këtë, në konferencën e shtypit pas ndeshjes së parë në Uimbëlldon, dhe u trondit aq shumë sa filloi të qante, duke dalë jashtë sallës.
Gjithsesi, pyetja mbetet: Si ka mundësi që edhe pas një aksidenti të tillë, Venus ende vjen dhe luan në Uimbëlldon? Si ka mundësi që gjykata nuk jep arrest me burg për një person që shkakton vdekje në aksident, dhe që është nën gjykim?
Njeriu që humbi jetën nga pakujdesia e Venus Uilliamsit quhej Xherom Barson, 78 vjeç, mësues i dalë në pesion, i cili ishte në makinë me të shoqen, Lindën, me 3 fëmijët e tyre dhe 13 nipër e mbesa, ndërsa po shkonin të kënaqeshin në Diznei.
Sfidanti.al