Mbaroi: Murinjo e realizoi më në fund..ia “vodhi” Realit

Alvaro Morata, shumë shpejt, do të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Mançester Junajtidit, ndërkohë që edhe mediumet spanjollë konfirmuan se transferimi i tij, tani, është kompletuar. Mediumet anglezë, nga ana tjetër, duke iu referuar burimeve të besueshme, vënë në dukje se Morata u ka thënë me mirëbesim shokëve të vet se kjo çështje, tani, është mbyllur dhe se ai mezi pret që të shpërngulet për në “Old Traford”.

Klubet e Realit të Madridit dhe të Junajtidit kanë disa kohë që po bisedojnë njëri me tjetrin për këtë transferim dhe pengesë kryesore ka qenë çmimi, pasi “djajtë e kuq” ofronin 70 milionë euro për Moratën, ndërkohë që Reali kërkonte 80-90 milionë euro. Lajmet më të fundit thonë se, tanimë, marrëveshja është arritur dhe, javën tjetër, Morata pritet që të shkojë në Mançester për kontroll mjekësor.

Sfidanti.al